fbpx

Ahmeti: As Prishtina nuk do të jetë mirë nëse tjerat komuna janë në rrezik

nga Revista Kosovarja

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook tha se Prishtina nuk do të jetë mirë në qoftë se komuna tjera janë në rrezik nga pandemia Covid-19.

Ahmeti tha se të gjithë kemi familjarë e të afërm në qytetet e fshatrat nëpër krejt komunat e Kosovës, e numri i rasteve posaçërisht në Pejë është brengosës.

Ahmeti mes tjerash theksoi se duket iu afruar fazave të relaksimit të qëndrojmë bashkë në disiplinën tonë.

Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Prishtina është kryeqytet i Kosovës. Të gjithë ne kemi familjarë e të afërm në qytetet e fshatrat nëpër krejt komunat e Kosovës. Numri i rasteve në krejt Kosovën, e posaçërisht në Pejë është brengosës për krejt neve, sepse as Prishtina nuk do të jetë mirë në qoftë se tjerat komuna janë në rrezik. Duke ju afruar fazave të relaksimit të qëndrojmë bashkë në diciplinën tonë e duke i ndihmuar të gjithë të tjerët që kjo të kalohet sa më shpejtë. #rriNshpi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]