fbpx

Ajkune Ahmetaj i bënë të shkëlqejnë edhe yjet gjermane

nga Revista Kosovarja

Ajkune Ahmetaj është bashkëpunëtorja më e afërt e një liste të gjatë këngëtaresh e personazhesh publik.

“Ajkune Professional” është salloni shqiptar në Zvicër me një klientelë nacionalitetesh të ndryshme.

Siç dihet, Ajkunja ka edhe disa produkte bukurie me emrin e saj, që kanë rezultuar tejet të sukseshme.

Nëse deri më tani në studion e saj shihnim emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptar, tani salloni i Ajkunes po vizitohet edhe nga yjet gjermane.

Së fundi, tek Ajkunja ishte edhe ylli Linda Siu, që përmes një storie në faqen e saj në Instagram, flet me superlativa për punën profesionale të shqiptares.

Një kliente unike në studion e shqiptares ishte edhe këngëtarja e famshme gjermane, Hava, e dashura bukuroshe e Dardan, yllit të muzikës evropiane që po shkëlqen kudo.

Ato, thonë fjalët më të mira për punën e Ajkunes, shkruan “Kosovarja”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]