“Ajkune Professional” është salloni më i njohur shqiptar në Zvicër, adresë e një klientele tejet të gjerë.
E njohur për punën e saj të shkëlqyer dhe një gamë produktesh brend me emrin e saj, Ajkunja padyshim është një nga shqiptaret më të suksesshme të fushës së bukurisë në Evropë.
Salloni i Ajkunës, është më i vizituari edhe nga estrada. Dihet tashmë që gati të gjitha këngëtarët më IN të skenës sonë muzikore ndajnë shoqëri dhe bashkëpunim të ngushtë me Ajkunën, shkruan “Kosovarja”.
Mes shumë emrave që e vizitojnë sallonin e Ajkunes në Zvicër, është edhe ai i bukuroshes Morena Taraku.
Morena shfaqet me flokë të gjatë dhe tejet femërore nga salloni i Ajkunes.