fbpx

Ajo po bëhej gati për serialin e ri, gjendet e vdekur aktorja e Netflix

nga Revista Kosovarja

Aktorja dhe modelja e njohur koreano-jugore Jung Chae-yul është gjetur e vdekur në banesën e saj në moshën 26 vjeçare.

Trupi i pajetë i Jung Chae-yul u gjet nga familjarët e saj ndërkohë që shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.


Jung u bë e njohur për rolin e saj në serialin e aksionit ‘Zombie Detective’ si dhe ka luajtur në filmat e tjerë ‘I Have Not Done My Best’ dhe ‘Deep’.

Ajo sapo kishte nënshkruar një kontratë të re dhe do të luante në serialin e shumëpritur korean ‘Wedding Impossible’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]