fbpx

Ajo që shihni në këtë foto tregon shumë për mënyrën se si i merrni vendimet në jetë

nga Revista Kosovarja

Ne jetojmë në një botë tredimensionale. Gjithçka që shohim dhe vizualizojmë është rezultat i thellësisë, hijes, ndriçimit dhe pozicionit të objektit.

Prandaj truri ynë është i kushtëzuar në atë mënyrë. Por kur shohim një imazh dydimensional, truri ynë nuk përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Këtu truri ynë mashtrohet dhe ne i vizualizojmë imazhet në mënyra të ndryshme.

Iluzionet optike kanë qenë një burim i madh interesi psikologjik. Ka një sërë iluzionesh optike në internet që pretendojnë një analizë të thellë të personalitetit të individit.

Psh, në këtë foto a shihni një fytyrë apo një vazo?

E njohur gjerësisht si vazoja e Rubinit, e bërë nga psikologu danez Edgar John Rubin, në këtë foto mund të shihni ose një fytyrë ose një vazo. Ajo që shihni së pari do të vendosë kryesisht personalitetin tuaj.

Fytyra: Nëse e shihni fillimisht fytyrën, atëherë sipas shumë psikologëve vini re edhe detajin më të vogël në një objekt. Vizioni juaj fokusohet në të gjithë objektin në vend të asaj që gjendet në pamjen më të madhe. Njerëzit që shohin fillimisht fytyrën thuhet se janë vendimmarrës të mirë.

Vazon: Ata që shohin vazon janë vendimmarrës të shpejtë. Ata e shohin tablonë më gjerë dhe e mbështesin vendimin e tyre bazuar në këtë pa hyrë në detaje të tjera.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]