Sado të parëndësishme të duken, iluzionet optike zbulojnë shumë për mënyrën se si funksionon truri ynë . Secili prej nesh i interpreton ato ndryshe, disa më abstrakte, të tjerët logjikisht dhe kjo i bën ato edhe më interesante.
Imazhi i mëposhtëm është një lojë psikologjike që zbulon nëse ne priremi të mos i besojmë partnerit tonë.
Zogjtë
Nëse i keni parë zogjtë së pari, ju jeni shoqërues besnikë dhe të përkushtuar nga natyra. Megjithatë, ekziston një problem kyç. Për shkak se ju besoni shumë te fati, mund të besoni se keni gjetur dashurinë e jetës tuaj edhe nëse jeni tashmë në një lidhje. Por kjo nuk do të thotë se do të shkoni deri në pabesi.
Një pemë
Nëse keni parë fillimisht një pemë, do të thotë se e doni shumë lirinë tuaj dhe ndjeni se kur jeni në një lidhje, pavarësia juaj kërcënohet. Jeni të prirur ndaj tradhtisë ndaj është mirë që fillimisht të ndaheni dhe më pas të jetoni përvojat që dëshironi në jetën tuaj.
Dy kasolle
Nëse keni parë dy kasolle fillimisht, nuk ka mundësi që të mos jeni të pabesë gjatë një lidhjeje. Ju nuk mund t’u rezistoni tundimeve dhe përvojave të reja ndaj është e pamundur t’i qëndroni besnik partnerit tuaj.