fbpx

Ajo tha “Po”! Cindy Marina merr propozimin romantik nga Genari

nga Revista Kosovarja

Modelja dhe moderatorja sportive Cindy Marina së shpejti do të bëhet nuse. Ajo i ka thënë “Po” propozimit romantik të Genar Topallit, në Portofino

Cindy ka publikuar videon e ëmbël nga propozimi, ku shihet partneri i saj teksa i ulet në gjunjë.

Këtë ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin “Ne” dhe shenjën e infinitit për të treguar se dashuria e tyre është e përjetshme dhe me këngën e Andrea Boccelli, “Love in Portofino”.

Modelja ka folur shpesh për lidhjen e saj në intervista, ndërsa më herët ka treguar se ruan një raport shumë të mirë me Jozefinën dhe Megin.

“Jozefina Topalli nuk ndërhyn asnjëherë në lidhjen tonë dhe gjithçka thotë është ‘vetëm të jeni ju të lumtur’, ka treguar ajo në një intervistë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]