fbpx

“AKR u përgatit për blerje të 3 helikopterëve, po s’pati fuqi politike”, Pacolli reagon pas zjarreve në male

nga Revista Kosovarja

Përhapja e zjarreve në male dhe gjendja emergjente e shkaktuar në disa zona si pasojë e tyre,, ka bërë që të reagojë edhe Behgjet Pacolli.

Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka thënë se është e pafalshme që Kosova nuk ka asnjë helikopter për nevojat emergjente të vendit.

Ai tha se AKR-ja, me Ismet Ibishin si ish-zëvendësministër i MPB-së, ishte angazhuar në përgatitjen dhe përmbushjen e formaliteteve për blerjen e tre helikopterëve.

Por, sipas Pacollit, kjo gjë nuk u realizua për shkak të mungesës së fuqisë politike.

Ky është postimi i plotë i tij:

Është e pafalshme që Kosova nuk ka as edhe një helikopter për nevojat emergjente të vendit.

Sa nevojë kishte vendi tani për shuarjen e zjarreve!!!!

Dua në këtë kontekst të përmend gjithë angazhimin tonë (puna e ish zëvendësministrit të Punëve të Mbrendshme, nga Akr Ismet Ibishi) në përgatitjen dhe përmbushjen e formaliteteve për blerjen e 3 helikopterëve, që për shkak të mungesës së fuqisë politike fatkeqsishtë nuk u realizua.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]