fbpx

Aksident fatal në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ndërron jetë një motoçiklist

nga Revista Kosovarja

Një person ka ndërruar jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Aksidenti me dy veturave dhe një motoçiklete ndodhi rreth orës 17:30.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti deklaroi se viktimë e aksidentit është ngasësi i motoçikletës, 46-vjeçar.

“ Vdekjen e viktimës mashkull U.B 46 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, deklaroi Ahmeti./Indeksonline

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]