fbpx

Aksident fatal në ShBA, humb jetën Shkelqim Hadri nga Prishtina

nga Revista Kosovarja

Kosovari Shkelqim Hadri ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas përmes një postimi në Facebook, ku edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së Shkelqimit.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se bashkëkombasi ynë, Shkelqim Hadri, me prejardhje nga Prishtina, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në trafik në DFW”.

“Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Hadri dhe shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet tutje në njoftim. /Klan Kosova

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]