fbpx

Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, katër persona mbesin të lënduar

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Sinjalin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 21:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (Ferizaj-Prishtinë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse policore është duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]