fbpx

Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Më saktësisht aksidenti ka ndodhur në fshatin Arllat të komunës së Drenasit, përveç dëmeve materiale të cilat shihen në fotografi akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.

Siç shihet dhe nga fotografitë një kamion është dëmtuar shumë, duke tejkaluar kështu edhe korsinë në të cilin po ngiste.

Për informacione zyrtare lidhur me këtë aksident, Gazeta Express ka telefonuar Policinë e Kosovës dhe të njëjtit kanë thënë se do të përgjigjen pas pak.

Policia e Kosovëz vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion, gjithashtu ka rritur bashkëpunimin me qytetarët për denoncimin e kundërvajtjeve në trafik. Po ashtu trafiku po kontrollohet edhe me dronë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]