fbpx

Aksident i rëndë në Carralevë të Shtimës

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjën e sontme në Carralevë të komunës së Shtimës.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit.

Në aksident, një automjet kombi është përplasur me një veturë me targa gjermane.

Kjo e fundit ka përfunduar e rrotulluar dhe jashtë rrugës.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, teksa në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit.

Më poshtë pamje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]