fbpx

Aksident i rëndë në Fushë-Prezë, katër të rinj digjen brenda makinës

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë-Prezë (rrethinë e Tiranës) gjatë orëve të vona të së mërkurës.

Një automjet është përplasur me një betonere dhe si pasojë kanë humbur jetën katër persona, raporton euronews.al.

Si pasojë e përplasjes së rëndë, makina që u përplas me betonieren ka shpërthyer në flakë dhe katër personat janë djegur brenda.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza, por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.

Njoftimi i Policisë:
Më datën 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A.K., 24 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]