fbpx

Aksident i rëndë në Gjilan, vdes një person

nga Revista Kosovarja

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e premte në Gjilan.

Policia njofton se në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kamion, ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë një person.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes një veture dhe kamioni. Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]