fbpx

Aksident i rëndë në Kaçanik – rrokulliset traktori, vdes veterani i UÇK-së, Sabri Mani

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:15 në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik, ku një traktor është rrokullisur nga terreni malor dhe ka përfunduar në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani i Elezit, duke shkaktuar një situatë të rëndë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Sabri Mani, një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Kaçaniku.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se menjëherë pas pranimit të informacionit, patrullat policore janë nisur në vendin e ngjarjes dhe është kërkuar ndihma emergjente.

“Në vendin e aksidentit është gjetur një person i shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas mbërritjes së ekipit mjekësor të urgjencës, është konfirmuar se personi nuk kishte shenja jete”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, dyshohet se në rrethana ende të pasqaruara, traktori është rrokullisur disa metra nga rruga e fshatit Stagovë dhe ka përfunduar poshtë në rrugën magjistrale.

Policia ka njoftuar njësinë rajonale të trafikut për procedurat e mëtejme dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]