fbpx

Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë–Vushtrri, katër të lënduar

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:40 në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor që kalon përmes fshatit Kçiq.

Sipas konfirmimit nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, në aksident janë përfshirë dy automjete – një veturë e tipit “Mercedes” dhe një automjet pune. Vetura, e cila po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, është goditur dhe më pas ka humbur kontrollin, duke përfunduar brenda një servisi automjetesh afër rrugës.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar katër persona,” ka deklaruar Zahiti për Sinjalin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë autoambulancat për të dhënë ndihmën e parë dhe për të transportuar të lënduarit në spital, ndërkohë që aksidenti ka shkaktuar kolonë të gjatë të automjeteve në këtë segment të frekuentuar rrugor.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]