fbpx

Aksident i rëndë në mes të tri veturave dhe një autobusi në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku në mes të tri veturave dhe një autobusi ka ndodhur rreth orës 08:15.Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se në këtë aksident përveç dëmeve materiale edhe një person është lënduar.

“Rreth orës 08:15, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në lagjen Veterniku, të komunës së Prishtinës Nga informatat e para bëhet e ditur se tri vetura dhe një autobus janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime”, ka deklaruar Borovci për Infokus.

Po ashtu ai tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]