fbpx

Aksident i rëndë në Pejë, lëndohen 5 persona

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Lepan të Pejës.

Hetuesi i aksidenteve për rajonin e Pejës, Zajë Gorçaj, ka bërë të ditur për EO se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 5 persona, si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

“Kemi marrë informacion për një aksident në fshatin Lepan mes dy automjeteve, njëri Golf 6 dhe një Kia. Ka dëme të konsiderueshme materiale dhe 5 persona të lënduar. Arsyeja e aksidentit është shpejtësia gjatë tejkalimit”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]