fbpx

Aksident i rëndë në rrugën e tranzitit në Pejë, motoçiklisti dërgohet në QKUK

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00 në rrugën Tranzit të Pejës, ku një veturë është përplasur me një motoçiklist.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku bëri të ditur se motoçiklisti është dërguar në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën e tranzitit. Të përfshirë kanë qenë një veturë dhe motoçikletë. Motoçiklisti është dërguar fillimisht në emergjencen e spitalit rajonal për trajtim e pastaj është dërguar në QKUK”, ka thënë Gashi.

Ndërsa tutje ka bërë të ditur se i lënduari është jashtë rrëzikut për jetën.

“Sipas informacioneve që kemi është jashtë rrezikut për jetë, por lëndime ka. Është kryer vendshiqimi dhe po zhvillohen hetimet”, tha Gashi.

Më poshtë mund të shihni pamje nga ky aksident.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]