fbpx

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, një i vdekur e disa të lënduar

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Rrugën e Kombit.

Sipas të dhënave paraprake aksidenti ka ndodhur brenda tunelit të Kalimashit dhe deri në këto momente raportohet për 1 të vdekur dhe disa të plagosur.

Dinamika e aksidentit është ende e paqartë, ndërkohë që policia dhe ambulancat kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]