fbpx

Aksident i rëndë në Zhur të Prizrenit, një i vdekur dhe dy të lënduar

nga Revista Kosovarja

Mëngjesin e sotëm në dalje të fshatit Zhur në drejtim të Prizrenit ka ndodhur një aksident mes një kamioni dhe një veture, ku si pasojë shoferi i veturës ka humbur jetën.

Nga aksidenti janë lënduar edhe dy persona, të cilët po marrin trajtim mjekësor.

Njëri nga të lënduarit ka pësuar lëndime më të rënda dhe menjëherë është nisur për në QKUK.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]