fbpx

Aksident i rëndë te rrethi i madh në Prishtinë, katër të lënduar

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinës, saktësisht te rrethi i madh.

Në këtë aksident mësohet se janë lënduar katër persona.

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në levizje. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]