157
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën Komoran – Caralevë.
Aksidenti ka ndodhur afër rrugës për Nekoc ndërsa në të janë përfshirë katër automjete, dy në lëvizje e dy të tjera të parkuara.
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore ndërsa edhe dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./Indeksonline