Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së diel në fshatin Mirosalë të Ferizajt.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot, më 22.06.2025, rreth orës 12:15, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen “Cakaj” të fshatit Mirosalë, ku një veturë e tipit Golf me targa vendore ka goditur një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes është gjetur një person brenda veturës, për të cilin fillimisht nuk dihej nëse kishte shenja jete. Menjëherë janë njoftuar emergjenca, njësia e zjarrfikësve dhe Njësia e Komunikacionit Rrugor. Gjithashtu, pas raportimeve për dëmtimin e shtyllës dhe rrëzimin e telave në tokë, është njoftuar edhe KEDS”, tha Veseli
“Rreth orës 12:37, mjeku kujdestar nga emergjenca e Ferizajt ka konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është S. B, rreth 65 vjeç”, thuhet në përgjigjen e zyrtarëve policor.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.