Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:15 në lagjen “Cakaj” të fshatit Mirosalë të Ferizajt, ku një veturë e tipit Golf me targa vendore ka goditur një shtyllë elektrike.
Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli ku bëri të ditur se mjeku kujdestar nga emergjenca e Ferizajt ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Kanuni bëri të ditur se viktima është S. B, rreth 65 vjeç.
Gjithashtu, pas raportimeve për dëmtimin e shtyllës dhe rrëzimin e telave në tokë, është njoftuar edhe KEDS.
Aksident trafiku me fatalitet në fshatin Mirosalë
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit./IndeksOnline/