Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksident me fatalitet në Gjakovë, vdes motoçiklisti

nga Revista Kosovarja

Një motoçiklist ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën “Tirana” në Gjakovë.

Mbi artikull

Lidhur me rastin e rëndë detaje për Klankosova.tv ka dhënë Albin Sahatqija, drejtori rajonal i Policisë së Trafikut në Gjakovë.

“Ka ndodhur rreth orës 02:20. Motoçiklisti nuk iu ka përshtatur shpejtësisë dhe e ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trotuarin. Si pasojë e shpejtësisë, ai është gjuajtur mbi veturën e cila ka qenë duke lëvizur në shiritin e vet”, deklaroi ai.

“Është dërguar në spital ku nuk ka mundur t’ju bëjë plagëve dhe ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML. Rasti po hetohet nga hetuesit e aksidenteve”, shtoi Sahatqija.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]