Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Gllamnik rreth orës 18:30, ku janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.
“Me datën 06.01.2022, rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete.Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit , gjashtë persona kanë pësuar lëndime”, ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo shtoi se persona e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor dhe me rastin po merret njësiti i trafikut.