fbpx

Aksident mes dy kamionëve në Gjakovë, lëndohen dy persona

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Meje të komunës së Gjakovës, ku janë përfshirë dy kamion.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:25 dhe si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 15:25 në fshatin Meje në komunën e Gjakovës ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve ku si pasojë e aksidentit, dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse të Policisë, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”, tha për Sinjalin, Vlera Krasniqi – Zyrtare e lartë për informim dhe marrëdhënie me publikun./Sinjali

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]