fbpx

Aksident mes dy veturave në Ferizaj, dy persona dërgohen në Emergjencë

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:10, në rrugën “UÇK”, në Ferizaj, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai tha se nga ky aksident janë lënduar dy persona.

Veseli tha se personat e lënduar janë dërguar në Emergjencën e Ferizajt për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa Njësia e Komunikacionit po e heton rastin.

“Sot rreth orës 16:10 , në rrugën e UÇK-së afër Komandës së Doktrinës dhe Stervitjes së FSK- se në Ferizaj ka ndodhur një aksindet komunikacioni, ku janë përfshirë dya automjet. Veç dëmeve të shkaktuara materiale janë lënduar 2 persona të cilët po trajtohen në Emergjencën e Ferizajt. Njësia e Komunikacionit është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, tha Veseli për Express.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]