fbpx

Aksident mes motoçikletës dhe veturës, lëndohet një person në Pejë

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, ku si pasojë është lënduar një person.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 në rrugën “Papa Klementi”, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Aksidentin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]