fbpx

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Prizren, të lënduarit janë në gjendje të rëndë

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku ndodhi sot mes një veture dhe një motoçiklete, në Grazhdanik të Prizrenit.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Besim Shala”, diku rreth orës 18:15.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi deklaroi se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri i veturës.

“Për shkak të natyrës së lëndimeve të rënda, ngasësi i motoçikletës është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Sipas deklaratës së mjekut kujdestar të emergjencës në Spitalin e Prizrenit, gjendja shëndetësore e tij është e rëndë” tha Bytyqi, për IndeksOnline.

Ai shtoi se njësitet relevante kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe të rritet siguria rrugore për të gjithë qytetarët” apeloi Bytyqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]