Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksident në Kamenicë, humb jetën një person

nga Revista Kosovarja

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor-katërçikletë që ka ndodhur ditën e djeshme në Kamenicë.

Mbi artikull

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:40.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar një motor-katërçikletë kishte humbë kontrollin mbi të dhe ishte rrokullisë në mes të rrugës. Si pasoj e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Më tej, në njoftim thuhet se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]