fbpx

Aksident në Malishevë, dy prej tre të lënduarve në gjendje të rëndë

nga Revista Kosovarja

Ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Drenoc të Malishevës.

Rastin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Ai tha se si pasojë e aksidentit tre persona kanë marrë lëndime trupore, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Njësitet e trafikut rajonal i janë përgjigjur vendit të ngjarjes“, tha Graishta.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]