fbpx

Aksident në Mitrovicë, pesë persona të lënduar

nga Revista Kosovarja

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Mitrovicë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe tri femra kosovare, të cilët janë duke u trajtuar ne spitalin rajonal Mitrovicë”, njofton policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]