34
Sot në orët e pasdites ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku pranë një pompe derivatesh në fshatin Pogragjë të komunës së Klinës.
Në këtë aksident, i cili përfshiu dy vetura, tre persona kanë pësuar lëndime serioze.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.