fbpx

Aksident në Prishtinë, taksi përplaset me autobusin

nga Revista Kosovarja

Sot rreth orës 06:30  të mëngjesit, ka ndodhur një aksident pran Shkollës Teknike, në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë taksi dhe një autobus lokal.

Në vendin e ngjarjes doli edhe policia, shkruan “Kosovarja”.

Sipas informacioneve, aksidenti ka kaluar me dëme materiale dhe lëndime të pasagjerëve, të cilëve menjëherë u është ofruar ndihma e shpejtë dhe tretmani mjekësor.

Ky aksident, ka bërë që komunikacioni në këtë pjesë të kryeqytetit të bllokohet për disa minuta.

Sipas dëshmitarëve okular, deri të aksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]