fbpx

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, 6 persona të lënduar

nga Revista Kosovarja

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Avni Zahti, zëdhënës në policinë e Mitrovicës.

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 08:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Pestovë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë (6) persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti për Express.

Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]