Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Kiçiq.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku njoftoi se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Zahiti, bëri të ditur se si pasojë e aksidentit një përson ka pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 11:00, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Përveq dëmeve materiale lëndime ka pësuar një person”, ka thënë Zahiti.