Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksident në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, lëndohen shtatë persona

nga Revista Kosovarja

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë.

Mbi artikull

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

“Rr. Nacionale Prishtinë –Mitrovicë 09.06.2023-22:33. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona (pesë meshkuj dhe dy femra) të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, njëri prej tyre është dërguar në QKUK (me lëndime serioze)”, thuhet në njoftim.

Më tej, Policia shton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe se rast është në procedurë hetimore.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]