fbpx

Aksident në Torinë të Lipjanit, policia dhe autoambulanca në vendngjarje

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në fshatin Torinë të Lipjanit.

Gazeta Express ka siguruar pamjet nga vendngjarja, ku kanë dalë njësitet e trafikut të Policisë së Kosovës si dhe autoambulanca.

Sipas informacioneve nga dëshmitarë në vendin e ngjarjes, aksidenti është shkaktuar si pasojë e përplasjes së dy veturave me njëra-tjetrën.

Gazeta Express ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës për aksidentin e ndodhur, mirëpo deri tani nuk ka arritur që të marr një konfirmim zyrtar.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]