fbpx

Aksident trafiku në Klinë, lëndohen 7 persona

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Gjakovë në fshatin Dollc, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në udhëkryqin Pejë-Gjakovë në fshatin Dollc, ku lëndime kanë marrë shtatë persona”, tha Gashi.

Gashi shtoi se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës dhe se policia është duke u marrë me hetimin e shkaqeve që kanë çuar deri tek aksidenti. /Reporteri/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]