Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksident trafiku në Rahovec, ndërron jetë një person

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në Rahovec, saktësisht në drejtim të Xërxës.

Mbi artikull

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka humbur jetën shkak i lëndimeve të mëdha që ka pësuar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, Lumni Graishta nga Policia e Kosovës në Gjakovë.

“Po, është aksident me fatalitet. Dy automjete të përfshira, drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve” ka deklaruar ai.
Ndërkaq zëdhënësi, Shermet Elezaj ka dhënë detaje të tjera.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40.

“Të përfshirë në aksident trafiku kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve materiale, një person i moshës madhore ka ndërruar jetë (vdekjen e tij e konfirmuar personeli mjekësor në QKMF Rahovec). Një person tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti, pas trajtimit mjekësor është shoqëruar në polici”, ka thënë Elezaj.

Elezaj ka shtuar se njësitet relevante të policisë kanë dalë në vend-ngjarje si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke vazhduar me hetime.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]