fbpx

Aksidenti me fatalitet te liqeni i Badovcit vjen reagimi nga Konjufca

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur thellësisht i prekur nga vdekja tragjike e tre të rinjve që ranë me veturë mbrëmë në liqenin e Badocit.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Konjufca u ka shprehur ngusahëllim familjarëve.

Postimi i plotë :
Me shumë dhimbje mora lajmin se në aksidentin e mbrëmshëm në Liqenin e Badocit kanë ndërruar jetë tre të rinj.

U informova se organet përkatëse janë angazhuar maksimalisht me rastin për ta zbardhur atë në plotni. E në të njëjtën kohë, i bashkohem thirrjes për kujdes të shtuar gjatë këtyre kushteve të pafavorshme atmosferike që shtojnë rreziqet përgjatë lëvizjes me mjete automobilistike.

Duke bashkëndier me dhimbjen e familjarëve, si dhe miqve të viktimave, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e tyre dhe shpresoj të gjejnë forcën për të përballuar këtë tragjedi tronditëse.

U prehshin në paqe!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]