fbpx

Aksidenti mes tri veturave në Gjilan, tre persona të lënduar

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e pasdites në hyrje të fshatit Bresalc, në komunën e Gjilanit, ku janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta, sipas raportit të mjekut, ndërkohë që janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se më datën 03.05.2025, në orët e pasdites në hyrje të fshati Bresalc, ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri veturave , tre persona kanë marë lëndime të lehta sipas rapprrit të mjekut po ashtu janë shkaktu dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ka dalur njësiti i Trafikut Rajonal. Shkaqet se si ka ardh deri te aksidenti po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan”, tha ai./Sinjali

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]