fbpx

Aksidenti në Kroaci: Nis bartja e kufomave të mërgimtarëve për në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Ka nisur bartja e kufomave të aksidentit tragjik të Kroacisë, ku humbën jetën 10 qytetarë të Kosovës dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar.

Tetë trupat e pajetë janë nisur për në atdhe, gjersa edhe dy të tjerëve do t’u bëhet obduksioni në Kroaci.

Trupat pritet të  rrijnë nesër në mëngjes në Morinë. Trupat transportohen përmes Kroacisë, për në Malin e Zi-Shqipëri, për të arritur në mëngjes në Kosovë.

Varrimi i trupave të pajetë pritet të bëhet nesër.

Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, ku njëri nga shoferët ka vdekur. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]