fbpx

Aksidenti në Shtedim, viktimë është një 30-vjeçar

nga Revista Kosovarja

Një person i moshës 30-vjeçare e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 21:45 në magjistralen Podujevë-Merdare, përkatësisht në fshatin Shtedim.

Në aksident ishin të përfshirë dy automjete dhe një biçiklist.

Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.“Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit biçiklisti, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti” – tha Borovci.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]