fbpx

Aksidenti tragjik me 4 viktima në Koshare të Ferizajt, pas 11 ditësh vdes edhe gruaja që ishte duke u trajtuar në Spital

nga Revista Kosovarja

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar informatën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, se sonte, rreth orës 20:00, personi me inicialet, I.R., ( F/SH/K), e moshës 32 vjeçare, ka ndërruar jetë, si pasojë e lëndimeve të rënda, që kishte pësuar nga aksidenti i komunikacionit i datës 06.06.2021, që ka ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt, ku u aksidentuan dy automjete civile të udhëtarëve dhe humbën jetën 4 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një komunikate për media.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, trupi i pajetë, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, njofton Policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]