fbpx

Aksidenti tragjik në Berat, bashkëshorti pa gruan me fëmijën kur i përplasi vetura

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Beratit këtë të premte pasdite, rreth orës 18:35, ku një grua 30-vjeçare e identifikuar si Lavia Gjata, ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë.

Gazetari thotë se makina po lëvizte me 60 km/orë kur ka përplasur 30-vjeçaren e cila kishte në krah fëmijën e saj 2-vjeçar ndërkohë këtë skenë të tmerrshme e ka parë dhe bashkëshorti i saj.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht fëmija ka shpëtuar dhe nuk ka asnjë rrezik shëndetësor për jetën e tij.

“Shtetasi A. Tafa., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen Lavia Gjata, 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja Lavia Gjata, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën”, njofton policia.

“25-vjeçari A.Tafa. është shoqëruar për hetime, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Beratit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]