12
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Nijazi Alishani” në Prizren, ku janë përplasur dy biçikleta të drejtuara nga meshkuj kosovarë.
Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Njëri nga të lënduarit është liruar pas trajtimit, ndërsa drejtuesi tjetër – i dyshuari – është transferuar për kujdes të mëtejshëm në QKUK.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet janë duke vazhduar.